Një person është arrestuar në Përmet për ngacmim seksual.
Paraprakisht raportohet se ai është shoferi i furgonit të një shkolle 9-vjecare. Akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 14-vjeçare.
E mitura ka dëshmuar se shoferi kishte kohë që e ngacmonte, duke arritur në prekje fizike.