Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në plazhin e njohur si Kalaja, në zonën e Ujit të Ftohtë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, kur automjeti ka humbur kontrollin, dyshohet për shkak të shpejtësisë ose një defekti mekanik në sistemin e frenimit.
Si pasojë e përplasjes, shoferi i kamionit, Perparim Kapaj, 62 vjeç, ka pësuar plagë të rënda dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr trajtim mjekësor.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e Policisë Rrugore dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët po kryejnë hetime për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka krijuar ndalim të qarkullimit në atë zonë, ndërkohë që autoritetet po punojnë për sigurinë e trafikut.









