Një aksident është shënuar ditën e sotme në By-passin e rrugës së Arbrit në fshatin Bastar Murrize të Tiranës.
Në vendin ku ka ndodhur ngjarja raportohet se ndodhet një makinë e braktisur e cila dyshohet se është përplasur me një makinë tjetër.
Gjithashtu raportohet se makina e dytë nuk ndodhet në vendngjarje por ka lënë pas pjesë të thyera si pasojë e aksidentit.
Shoferi i makinës e cila ndodhet ende aty ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore dhe është dërguar në spital me autoambulancë.
Ndërkohë drejt vendit të ngjarjes është nisur një patrullë e policisë rrugore të Tiranës.
Në vendin e aksidentit të sotëm, kanë ndodhur me dhjetëra përplasje automjetesh për shkak të kthesave shumë të forta dhe rrugës së ngushtë.