Është ekstraduar sot në Itali shtetasi shqiptar i cili ishte nën akuzën për trafik lëndësh narkotike.
Një 28 vjeçar në kërkim prej shkurtit të 2023-it nga shteti Italian u arrestua 3 dit më parë në Durrës.
I riu ishte në kërkim pasi akuzohet si anëtar i një grupi kriminal dhe për trafikim të 130 kg kokainë.
Arrestimi i tij u bë në bashkëpunim të Interpol Tirana dhe Interpol Roma.
Shqiptari i arrestuar është ekstraduar dhe dërguar ditën e sotme në burgun e Torinos.