Brajan Gruda është një tjetër talent shqiptar i cili po bënë mjaft mirë nl Bundesligën gjermane.
Vetëm 19 vjeç por i lindur dhe rritur në Gjermani, Gruda po kalon mjaftë të mirë me ekipin e Mainz, aty ku regjistron 9 ndeshje si titullar fiks, 1 gol dhe 1 asist në sfidën kundër Bayern-it.
Gruda deri më tani ka shfaqur karakteristikat e një lojtari cilësor që mbulon mjaft mirë repartin e mesfushës por luan dhe në krah, por duket e vështirë që i riu të veshë fanellën e Kombëtares shqiptare një ditë.
Problemi qëndron se mesfushori është pjesë e rregullt e moshave të Gjermanisë, që nga U-15 deri tek U-21 me të cilët po aktivizohet aktualisht.
Nga ajo çfarë flitet dhe në mediat gjermane 19 vjeçari është kontaktuar nga FSHF, por ka qenë vet lojtari që ka lënë gjithçka të hapur, duke lënë të kuptohet se synimi i tij është kombëtarja gjermane.
Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në vazhdim me Grudën, duke qenë se shihet si një futbollist me shumë potencial dhe në një moshë të vogël.
Shifrat e tij te të rinjtë e Maincit janë të frikshme pasi në 34 ndeshje ka shënuar 17 gola dhe 7 asiste dhe jo si sulmues i mirëfilltë.
Pak javë më parë, pas duelit që Bayerni luajti me Mainz, Thomas Myler tërhoqi vëmendjen duke pozuar me bluzën e Brajan Grudës.