5 gola, spektakël dhe emocione në Madrid. Reali dhuroi gjithçka në përballjen me Valencian të cilën e mposhti më lehtë sesa parashikohej në letër. Për herë të parë mungesa e Bellingham nuk u ndje. Vinicius kishte në axhendën e tij vizitën e Valencias në “Santiago Bernabéu”. Motivi ishte dyfish nisur nga përplasjet e vitit të kaluar në “Mestalla”.
Sulmuesi mori qasjen e duhur dhe ofroi një nga paraqitjet e tij më të mira. Plot klas, efektivitet, sens, pa bujë dhe diskutime. Së bashku me partnerin e tij Rodrygo, ai drejtoi një fitore të denjë në mungesë të Bellingham, yllit të deritanishëm, ndaj një rivali të mirë.
Serinë e golave e hapi shumë shpejt Carvahal me një stopim dhe gjuajtje të bukur dhe të fortë nga e djathta. Golat e tjerë u dhënuan nga Vinicius dhe Rodrigo me dopieta. Pas 13 javëve Reali i Madridit është dy pikë pas Gironës që kryeson me 34 pikë kampionatin.