Janë identifikuar dy të miturit të cilët vodhën gjatë natës një xhami në qytetin e Burrelit. Ata u shoqëruan në polici ku dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë për shkak të moshës.
12- vjeçarët , autorët e dyshuar të vjedhjes në bashkëpunim me njëri-tjetrin gjatë orëve të natës kanë vjedhur, thyer xhaminë dhe kanë marrë kasafortën metalike e cila brenda saj kishte një shumë të konsiderueshme parash.
Kasaforta së bashku me shumën e parave u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.