Një 33 vjeçar shqiptar është arrestuar në Padova, kjo pasi ai po transportonte lëndë narkotike në makinë.
Arrestimi ka ardhur si rrjedhojë i një operacioni nga policia Italiane në autostradën Padova Ovest.
Pas ndalimit të dhjetëra makinave me rezultate “negative”, vëmendja e oficerëve, të cilët punonin me mbështetjen e repartit të qenve, u përqendrua te një “Nissan” që drejtohej nga shqiptari.
Gjatë kontrollit të makinës u zbulua prania e një fundit të dyfishtë në ndarjen e bagazhit nga ku u shfaqën tre kilogramë heroinë të ndara në gjashtë pako.
33-vjeçari, pasi është shoqëruar në zyrat për procedurat e rastit, është dërguar në burgun Due Palazzi në Padova dhe është vënë në dispozicion të organeve të drejtësisë. Ai përballet me akuzën e posedimit të lëndëve narkotike për qëllime trafikimi.