Eksperti i ekonomisë, Vjoldi Danaj gjatë bisedës te emisioni “5Pyetjet nga Babaramo” për buxhetin e vitit 2024 ngriti disa shqetësime. Bujqësia, turizmi, arsimi dhe infrastruktura ishin disa nga problemet që sipas Danajt duhet të ketë vëmendje maksimale.
“90% e planifikimit të investimeve shkon drejt rrugëve. Rruga sjell zhvillim por nga ana tjetër duke pasur parasysh situatën ekonomike ndoshta do të ishte e udhës që një pjesë e këtyre rrugë të mos ngelin rrugëve por të investoheshin në sektorë strategjikë.
Ne kemi projektin e rrugës Milot-Fier. Por më mirë të bëhet kjo rrugë dhe pjesa e Rrugës së Arbrit të shtyhet, sepse nuk ka përfunduar ende. Kemi dy shtylla, turizmi dhe bujqësia. Të investohet paralelisht.
Bujqësia është një shtyllë shumë e rëndësishme dhe e kemi rritur eksportin vetëm falë bujqësisë dhe kështu po e shkatërrojmë. Turizmi. Kishim një buum të madh, por a do të jetë ky numër vitin tjetër.
Ne hapemi në shumë drejtime, rrugë, rritje pagash…një tjetër sektor është arsimi. Ne do të përfundojmë si puna e atyre të Bangladeshit që të rrimë në atë nivel. 3% është buxheti për arsimin, kaq ishte edhe vitin e kaluar” tha ai.
Buxheti 2024, ku shkojnë lekët? Ekspertët te “5Pyetjet”: Taksa, borxh dhe varfëri