-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kjo është finalja jonë”! Pritjes po i vjen fundi, Muja-Gjasula: Jemi gati

Kryesoret

Djemtë e Kombëtares janë gati për dy sfidat e fundit kualifikuese ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, të vlefshme për Kampionatin Europian ‘Gjermani 2024’. Grumbullimi ka nisur dhe atmosfera brenda grupit është shumë pozitive.

Synimi i vetëm është arritja e objektivit madhor, finalet e Europianit “Gjermani 2024“. Arbnor Muja dhe Klaus Gjasula tregojnë se janë gati për aktin final.

Sulmuesi kuqezi Arbnor Muja vlerësoi ekipin e Moldavisë, dhe bëri thirrje për mbështetje nga tifozët kuqezi për të siguruar kualifikimin dhe për ta kthyer në festë ndeshjen e fundit me Ishujt Faroe në “Air Albania“.

Si çdo herë jemi përgatitur dhe jemi shumë të fokusuar. Kjo është finalja jonë. Në këto kualifikuese jemi përgatitur mirë, ta shohim se si do të vazhdojë ecuria edhe në këto ndeshje“ tha Arbnor Muja.

Edhe Klaus Gjasula vlerësoi ekipin e Moldavisë. “Ne e kemi parë të gjithë që Moldavia është një kundërshtar shumë i fortë, nuk kanë humbur asnjë ndeshje, e kemi mundur vetëm ne në Tiranë. E dimë që ndeshja është shumë e rëndësishme si një finale.

Të dy ndeshjet e radhës janë si finale për ne. E dimë që është ndeshje shumë e vështirë, por ne kemi vetëbesim. Kemi zhvilluar një fushatë kualifikuese shumë të mirë dhe  jemi gati për këtë ndeshje. Duhet të bëjmë detyrat tona, duhet të jemi gati.

Duhet të kemi vetëbesim dhe të vazhdojmë të punojmë si çdo herë. Jemi shumë të motivuar, me thënë të drejtën muajt e kaluar, ndeshjet në Tiranë dhe jashtë mbështetja ka qenë e shkëlqyer.

Unë vetë nuk kam ndjerë ndonjëherë në karrierën time një mbështetje të tillë dhe ka qenë shumë gjë e mirë, prandaj dhe paraqitjet e skuadrës kanë qenë shumë të mira. Mbështetja është shumë e rëndësishme për ekipin tonë” përfundon Klaus Gjasula.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit