-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Tërmet” në qeverinë britanike! Sunak firmos 7 ndryshime

Kryesoret

Ditë e gjatë dhe e ngarkuar për Rishi Sunak, por ende nuk ka përfunduar pasi riorganizimi i kabinetit vazhdon.

Mëngjesin e sotëm Suella Braverman u shkarkua nga posti i sekretares së brendshme me vendimin e Z.Sunak duke marrë shkake dhe nga komentet e saj kundër protestuesve pro-palestinez.

Roli i saj iu dorëzua James Cleverly , i cili është zëvendësuar si sekretar i Jashtëm nga David Cameron.

Gjithashtu dhe lista e dorëheqjeve është e gjatë duke përfshirë Therese Coffey e cila ishte sekretare e Mjedisit.

Shkarkohet ministrja britanike që “urren” shqiptarët! Emërohet Cleverly

Në minutat e fundit, Steve Baraclay është vendosur në rolin e sekretarit të Mjedisiti duke liruar postin e sekretarit të Shëndetësisë.

Gjithashtu nga detyra është shkarkuar dhe ministria e Strehimit, Rachel Maclen, duke u bërë ministria e 15-të që hiqet nga kjo detyrë që nga viti 2010.

Ka pasur gjithashtu dorëheqje tek ministrat e rinj, ku mund të përmendet ministri i Shëndetësisë Will Quince dhe ministri i arsimit Nick Gibb.

Një lëvizje tjetër në riorganizimin e Rishi Sunak është ajo e gjeneralit të Pagave, Jeremy Quin, i cili ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij në zyrën e kabinetit.

Në një letër drejtuar kryeministrit, ai tha se “ka vendosur të tërhiqet për t’u përqëndruar në projektet në Horsham”, ku është deputet.

Quin tha: “Faleminderit për kohën tuaj këtë mëngjes dhe sigurinë tuaj se unë mund të vazhdoj të shërbej në qeveri.”

Rikthehet Cameron! Sunak e emëron ministër të Jashtëm

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit