-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kushtetuesja pezulloi ligjin, qeveria: Fondi për pronat u dogj!

Kryesoret

Digjet fondi i parashikuar nga qeveria për kompensimin e ish-pronarëve. Pak ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që pezulloi ndryshimet në ligjin për pronat, Agjencia e Trajtimit të Pronave deklaron se vendimi vë në pikëpyetje procesin. Sipas  , pezullimi aktual i këtij ligji do të rezultojë në vonesa dhe në shtyrje të zgjidhjes përfundimtare për procesin e kompensimit pasi digjet fondi i vitit 2023 i caktuar nga qeveria.

Ky ligj, miratuar për trajtimin e pronës dhe procesin e kompensimit të pronave, ka shërbyer si hap i rëndësishëm për zgjidhjen e çështjeve të shpronësuar nga shteti komunist. Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, procesi i trajtimit të 7000 dosjeve të patrajtuara është pezulluar, duke vënë në pikëpyetje një nga proceset më të rëndësishme të shtetit shqiptar. Ligji Nr.77/2022 garantonte rivlerësimin e vendimeve dhe procesit të kompensimit, duke sjellë publikimin e 3876 vendimeve për njohjen e të drejtës së kompensimit.

Kjo ndikon jo vetëm pronarët, por gjithashtu shoqërinë shqiptare në tërësi. Fondi i kompensimit për vitin 2023, i cili do të përdorej për kompensim financiar, tani do të pësojë djegie në vlerën 2.340.000.000 lekë. Në respekt të plotë ndaj pavarësisë së sistemit gjyqësor, duke u nisur vetëm nga ndjeshmëria e opinionit publik, vlerësojmë se shqyrtimi me përparësi i kësaj çështje nga ana e Gjykatës Kushtetuese është i një rëndësie jetike për përfundimin e procesit të kompensimit”, përfundon reagimin zyrtar Agjencia e Trajtimit të Pronave.

Kushtetuesja pezullon ligjin e Ramës për pronat

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit