-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Qëlloni në mish”! Xhaxhai i Aleks Nikës: Si u dha urdhri për vrasjet në 21 Janar

Kryesoret

Sot Gjykata e Strasburgut u shpreh se Aleks Nikën e vrau shteti dhe drejtësia dështoi që ta zbardhte. Xhaxhai i protestuesit të vrarë në 21 Janar të vitit 2011, Mark Nika shprehet se ka besim që dosja do të kalojë së paku për një hetim të thelluar dhe shterues për të vendosur më në fund drejtësi.

“Ishte një vendim që e prisnin dhe na jep shpresë për zbardhjen deri në fund të vrasjes së njeriut tonë të dashur, Aleksit që u vra nga forcat e Gardës së Republikës. Ne kemi shpresë se dosja do të kalojë së paku për një hetim të thelluar dhe shterues dhe për të vendosur më në fund drejtësi.

Do të thotë që ata që urdhëruan dhe ekzekutuan vrasjet në bulevard të marrin dënimin sipas ligjit. Ne kërkojmë që kasetën ta marrë SPAK-u. Ne kishim një vendim që e kemi prit prej kohësh dhe thashë që në fillim se, falënderojmë gjykatën e Strasburgut.  Tani duhet një akt shtetëror që do të detyrojë prokurorinë, gjykatën e politikën që ta zbatojnë këtë vendim që ka marrë Strasburgu. Ne nuk kemi kërkuar dëmshpërblime, kemi kërkuar që fajtorët të shkojnë para drejtësisë.

Aty identifikohet që Andrea Prendi ka dhënë urdhrin pasi ka dalë nga zyrat e qeverisë. Ka thënë “qëlloni në mish” dhe menjëherë aty janë vrarë 4 vetë. Ne mendojmë se mund të jetë edhe si krim kundër njerëzimit. Janë vrarë për arsye politike. Komandanti i gardës nuk mund të japë urdhra vrasjesh, pa e dhënë komandanti i tij, që është ministri i Brendshëm ose Kryeministri” tha ai.

Gjykata e Strasburgut: Shqipëria dështoi të zbardhte vrasjen e Aleks Nikës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit