Tentativë për vrasje dhe në fund vetëvrasje. Një ngjarje e rëndë ka goditur Leganon, provincë e Milanos, ku një 42-vjeçar qëlloi me armë partneren e tij 36-vjeçare, dhe më pas ktheu armën ndaj vetes duke bërë vetëvrasje. Të dy me origjinë kolumbiane.
Gruaja e plagosur rëndë është transportuar në spitalin e Legnano-s, ende brenda rrezikut për jetën.
Burri me sa duket ka qëlluar partneren e tij në kulmin e një debati të dhunshëm duke përdorur armën e kunatit të tij, me profesion roje sigurie, i cili megjithatë nuk ishte në shtëpi në atë moment.
Plumbi ka goditur barkun e partneres, por ajo ka arritur të largohet nga shtëpia dhe është ndihmuar menjëherë nga një fqinj.
42-vjeçari është drejtuar më pas për në shtëpinë e një çifti të moshuar për të cilët kujdesej gruaja e tij, vend në të cilin ai vrau veten me armën e vjedhur nga kunati i tij.
Nga ajo çfarë raportohet në mediat italiane, 35 vjeçarja ka tentuar dhe të hidhet nga ballkoni për ti shpëtuar bashkëshortit të saj.
Prokuroria e Busto Arsizio po heton rastin.