Një ri shqiptar ka humbur jetën pak ditë më parë në Angli. “JOQ” shkruan se 26-vjeçari Anselam Senaj nga Kopliku, Malësi e Madhe ka humbur jetën si pasojë e një goditje me thikë, për motive që ende nuk dihen.
Familjarët përveç humbjes së madhe me të cilën po përballen në këto ditë të vështira, duhet të bëjnë edhe kthimin e trupit të tij në Shqipëri.
Por duke qenë se kjo kushton shumë, plot 10 mijë paund, dhe vetë nuk janë në gjendje t’i sigurojnë, ata kërkojnë ndihmën e shqiptarëve. Ata kanë hapur një llogari në GoFundMe ku kushdo mund të kontribuojë aq sa mundet.