Ish-kryeministri i Malit të zi Dritan Abazoviç gjatë një interviste për median serbe Nova. Rs tha se vendi i tij ka mundësuar fitoren e luftës me kontrabandën.
Ai zbuloi planin në kartelën e drogës, kontrabandës duke deklaruar se ura e komunikimit mes tyre është rrjeti Sky.
Abazoviç solli rastin e sekuestrimit të 2 mijë pako cigareve. Ai shton se në grupin që merrej me tregtimin e mallrave të paligjshme ndodheshin edhe qytetarë nga Kosova.
“ Shumica e karteleve të drogës ka komunikuar aty me atë aplikacion. Në momentin që karteli në Europë u rrit aq shumë dhe kjo krijoi pasiguri për qytetarët e BE-së, Europoli e hapi këtë rrjet”, ndërsa shtoi se pjesë e rrjetit “Sky” janë edhe persona nga Kosova. Nuk e di me numra por ka edhe shumë njerëz nga Kosova që janë pjesë e këtij rrjeti. Ka njerëz nga Kosova që janë të lidhur edhe me kontrabandën me cigareve, por nuk mund të them se nga cila sferë janë ata”, u shpreh Abazoviç