Në Francë situata është bërë alarmante për shkak të motit, ku edhe është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Në rajonin e Calasi dhe Alpe janë evakuuar banesat. Reshjet e denduara kanë sjellë përmbytje pasi lumenjtë kanë dalë nga shtrati.
Ndërkohë autoritetet kanë ndarë një fond urgjencë prej 50 milion €, për të ndihmuar autoritetet lokale të përballen me krizën. Ndërsa 80 milionë euro po përdoreshin për të ndihmuar fermerët në zonat e prekura. Shërbimi meteorologjik francez deklaroi se duhet të ketë gatishmëri të lartë nga shteti dhe vetë qytetarët pasi situata gjatë 24-orëve do të përkeqësohet.