Dy muaj pas arrestimit në Francë, Behar Bajri pritet që të ekstradohet drejt Shqipërisë. I cilësuar si një nga njerëzit më të fortë në Shkodër, Bajri u arrestua në 4 shtator në Francë.
Bajri do të ekstradohet në Shqipëri për t’u përballuar me akuzat e ngritura në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, grup të pandehurish që akuzohen për vrasje, grup kriminal dhe korrupsion.
Hetimet nisën në vitin 2019 pas informacioneve nga autoritetet holandeze, belge dhe franceze që zbardhën komunikimet mes anëtarëve të grupit në rrjetet Enchro Chat dhe Sky.
Në këto mesazhe, biznesmeni Pëllumb Gjoka, i arrestuar ka kërkuar që 43-vjeçari Behar Bajri të vriste për 120 mijë € Klenthi Musabelliun, ish punonjës i policisë së burgjeve.
Sipas dosjes, Behar Bajri ka komunikuar me Ervis Martinajn, ish-bosin e zhdukur të lojërave të fatit, dhe kanë shkëmbyer objektivët.
Behar Bajri dhe Denis Borrici ekzekutuan Gjin Boriçin me porosi të Martinajt, dhe ky i fundit do të eliminonte Kleanth Musabelliun vrasje e cila nuk u realizua pasi shënjestra kuptoi planin.