-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kaosi në Parlament, Rama: Ditë të shëmtuara për politikën por ditë të mira për Shqipërinë!

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama foli sërish për kaosin e shkaktuar nga opozita në Kuvend duke e konsideruar si një shfaqje të neveritshme aksionin e nisur nga deputetët e Rithemelimit. Duke komentuar zhvillimet në politikën shqiptare, Rama tha se këto janë ditë të shëmtuara për politikën por të mira për Shqipërinë.

Rama kërkon hapjen e dosjes së 21 Janarit: Urdhrin për vrasjet e dha qeveria

 

“Janë ditë të shëmtuara shumë për politikën por ditë të mira për Shqipërinë,. Janë shfaqje shumë të neveritshme që e ulin politikën në sytë e njerëzve por arsyet pse ndodhin janë shumë pozitive. Nëse do vijë një shfaqje e tillë në teatrin do e kishte titullin “Kërcejnë priftërinjtë nga belaja”.

Kjo është një lloj belaje që kush e ka, e ka kërkuar vetë prandaj le ta mbajë vetë. Këtu kam parasysh të gjithë ato që kanë pasur, kanë apo do kenë punë me organet e drejtësisë. Ajo që ne përpiqemi të bëjmë është të përzihemi sa më pak. Nuk mund të jemi komplet të papërzierë sepse jemi pjesë e asaj skene, sepse ju na keni dhënë detyrën të jemi në parlament.  Minimumi që mund të bëjmë është të mos e ushqejmë atë shfaqje, të mos i japim asnjë kontribut”- u shpreh Rama në asamblenë e zgjeruar të PS në Dibër.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit