-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kapiteni vdiq në fushë, FSHF vendos kur do të rifillojë Egnatia-Partizani

Kryesoret

Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar ka përcaktuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga java e 13-të e deri në javën e 18-të, si edhe kalendarin e ndeshjeve të  “Kategorisë së Parë” nga java e 12-të e deri në javën e 16-të.

Sfidat e javës së 13-të të “Abissnet Superiore” do të luhen në datat 23 dhe 24 nëntor, duke nisur me sfidën Egnatia – Partizani, që u ndërpre të shtunën e 11 nëntorit për shkak të largimit nga jeta të futbollistit të Egnatia-s, Raphael Dëamena.

Ndeshja u ndërpre dhe do të rifillojë në minutën e 24-t, dhe në javën e 13-të do të zbresin në fushë 2 përballjet Vllaznia – Laçi dhe Skënderbeu – Teuta që do të luhen në të njëjtin orar, 17:00 më 24 nëntor.

Ndërkaq, ndeshjet e javës së 14-të do të luhen të ndara në dy ditë në datat 27 dhe 28 nëntor, duke nisur me sfidën Erzeni – Tirana.

Ndeshjet e javës së 15-të do të luhen të ndara po në dy ditë, në datat 2 dhe 3 dhjetor.

Java e 16-të do të luhet në datat 10 dhe 11 dhjetor, duke nisur me sfidat Laçi – Tirana dhe Erzeni – Kukësi që do të luhen të dyja në orën 13:30.

Ndeshjet e javës së 17-të do të luhen në data 16 dhe 17 dhjetor.

Faza e dytë e kampionatit “Abissnet Superiore” do të ulë siparin me javën e 18-të që do të luhet e ndarë në tre ditë, 22, 23 dhe 24 dhjetor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit