Janë arrestuar 3 qytetarë në Yzberisht të cilët mashtronin të huaj përmes telefonit për të investuar në bursa fiktive. U kapën në flagrancë shtetasit A.U 22-Vjeç, K.T 20 vjeç dhe U.T 23 vjeç, të tre me banim në Tiranë.
Ndërkohë janë në kërkim dhe A.U 22 vjeç dhe D.T 25 vjeç.
Këta qytetarë ishin të punësuar te një call center në zonën e Yzberishtit ku dhe bashkëpunonin me njëri- tjetrin. Ata telefonin të huaj duke u paraqitur si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit i bindin që të investonin në bursën fiktive Forex.
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 7 njësi kompjuterike, një USB dhe celularë të cilët përdoreshin për veprën e krimit.