Një lajm i hidhur vjen sot nga bota e artit në Shqipëri. Paulin Shkjezi, regjisori i RTSH-së ka ndërruar jetë ditën si pasojë e një sëmundje me të cilën kishte kohë që luftonte.
Ai ishte regjisor në RTSH për 25 vite dhe shumë emisione të njohura janë realizuar nën regjinë e tij.
Djali i aktorit të madh Ndrek Shkjezi punoi për më shumë se 25 vite, duke realizuar emisione nën regjinë e tij.
Miq të tij përmes postimeve në rrjete sociale kanë dhënë mesazhe ngushëllimi për bashkëshorten e tij Monda dhe familjarët.