Ditë e mërkurë vendi ynë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura.
Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit në veri të vendit me intensitet të ulët të karakterit lokal. Në orët e mesditës dhe pasdites reshjet e shiut do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.
Era pritet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10m/sek.
Deti i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 3 deri 19°C
në zonat e ulëta 5 deri 25°C
në zonat bregdetare 12 deri 26°C