Ish-Presidenti Ilir Meta pak ditë më parë ishte në SPAK për t’u pyetur për dosjen “CEZ-DIA”. Gjatë një deklarate sot për mediat, tha se pas kësaj dosje që është rihapur qëndron Edi Rama. Mohoi që të ketë pasur konflikt interesi, pra njohje me pronarin e kompanisë së mbledhjes së borxheve, DIA, Kastriot Ismailaj.
“Dëmi që i ka shkaktuar DIA, CEZ-it dhe shqiptarëve, sipas studios që mbrojti Shqipërinë në Arbitrazh që ishte 4.5 milionë Euro dhe sipas gjykatave shqiptare ishte 649 milionë lekë të reja. E gjitha është përpjekje për të spostuar vëmendjen në cështje të gjykuara, jo vetëm për luftë politike, por për të relativizuar aferën e inceneratorëve që po shkon gati 1 miliard Euro.
Unë kam qenë si person në dijeni. Nuk ka pasur asnjë konflikt interesi mes meje dhe DIA-s, sepse DIA dhe jo vetëm, se nuk ishte vetëm ajo, por edhe 10 kompani të tjera, kishin raporte vetëm me CEZ-in. Cdo përpjekje për të ecur në procese politike dhe policeske duke përdorur njerëz të akuzuar, ndjekur apo paditur për falsifikim, mashtrim, vjedhje duke i përdorur si dëshmitarë për të justifikuar akuza politike do të jetë një bumerang” tha ai.
Emigrantët drejt Shëngjinit/ Meta: Ka disa probleme, aventurë e Ramës