-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Ahmetaj iku si lepur, unë i shpëtova gruan nga arrestimi

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi SPAK-un për hetime dhe goditje selektive në dosjen e inceneratorëve. Ai tha se nuk mund të pranojë që të shpallet në kërkim Arben Ahmetaj përpara Damian Gjiknurit, Erion Veliajt, Armando Subashit, por edhe Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit.

Arben Ahmetaj ishte atje ku e meritonte për mua, por cfarë ti bëj unë që një prokuror ia mbylli të gjitha. Kur isha unë kryeministër ia mbathi në Rumani dhe kërkonte azil, por natyrisht nuk mund të pranoj që Subashi i Fierit, që është i implikuar me firmë dhe cdo gjë në incenerator të shpëtohet dhe të merret Baftjar Zeqo, kjo nuk është drejtësi.

Nuk mund të pranoj që të akuzohet Ahmetaj dhe për të njëjtën gjë dhe më rëndë është Gjiknuri. Ahmetaj ka përgjegjësi por më të madhe e ka Rama, Agaci, Erion, Gjiknuri dhe Ahmetaj, ku janë këta?…Aaa për të bërë, ik ti…për ta nxjerrë atë, se e dinin se është si punë lepuri ai ikën, por ai duhet të qëndronte këtu t’ua përplaste. La edhe bashkëshorten këtu, desh ia arrestuan, por një denoncim i imi e shpëtoi.

Për ta dramatizuar, se ai sa kishte i martuar me atë, nja një vit dhe këta “familje mafioze”, por nuk bëhet drejtësia kështu. Turp i shekullit. Damiani ka sa të duash, edhe Veliaj se cfarë thotë për këtë kalecin (Arben Kraja) e sigurimit që kishte dosjen, që të gjitha” tha ai.

Pakti për emigrantët/ Berisha: Më mori Tajani në telefon dhe më tha ”Sali je i ashpër”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit