Opozita e drejtuar nga Sali Berisha ka ankimuar në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve vendimin e kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi që vendosi të mos shkarkonte nga detyra e kryetarit të bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdarin, i cili rezultoi se kishte fshehur një dënim në Greqi disa vite më parë.
Kërkesa në KAS, që është shkalla e dytë është depozituar dje. E ndërsa Celibashi e shpëtoi, dje Hajdari u mor i pandehur nga SPAK për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit, pra fshehjes së dënimit në Greqi.
Kerkesa e koalicioni Bashke Fitojme drejt KAS-it