Ish- komandanti I mbrojtjes ajrore ruse Vladimir Sviridov është gjetur I vdekur në rrethana misterioze. Vladimir Sviridov, 68-vjeç, dhe gruaja e tij Tatyana, 72-vjeç, kishin vdekur për rreth një javë përpara se të gjendeshin kufomat e tyre, shkruan Dailymail.
Piloti dikur kritikoi Putin për drejtimin e një force ajrore të “rangut të tretë” , duke paralajmëruar se oficerët e lartë po largoheshin nga forcat e armatosura për shkak të pagave dhe kushteve të rënda.
Autoritetet ruse nuk kanë qenë në gjendje të përcaktojnë shkakun e vdekjes, raportojnë mediat lokale.
Gjenerali dhe gruaja e tij u gjetën në shtëpinë e tyre në fshatin Adzhievsky në rajonin e Stavropolit.