-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protestë para ministrisë së shëndetësisë: Mungon trajtimi për sëmundjet e rënda 

Kryesoret

Qytetarët kanë protestuar mbrëmjen e sotme para ministrisë së Shëndetësisë për mungesën e ilaçeve jetëshpëtuese.

Në derën e institucionit janë vendosur fletushka me shkrime të ndryshme nga qytetarët të cilët ankohen për mungesën e ilaçeve jetëshpëtuese në pavionin e onkologjikut.

“Tek onkologjiku 600 grave u mungon trajtimi për sëmundjen e kancerit. Nuk interesohet kush për çfarë ndodh në sistemin shëndetësor në Shqipëri.

Ministret të mos merren me propagandën e facebookut, ku shkruajnë “shëndetësia falas, shëndetësia që duam”, realiteti është ndryshe, pyesni të afërmit në spitale. Nuk është kjo mjekësia që duam.

50 milionë lekë ka bërë tender ministria për mirëmbajtjen e makinave luksoze që ka. 20 milionë lekë për sistemin e ngrihjes dhe ftohjes.

Patjetër që kjo duhet bërë por nuk mund të lihen vetëm fëmijët e prindërit që kanë nevojë për medikamentet jetëshpëtuese sepse nuk i sigurojnë dot në mënyrë tjetër,” u shpreh në protestë gazetari Osman Stafa.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit