Ministri i Brendshëm Taulant Balla i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjell Agaçi gjatë qëndrimit në Moldavi u pritën nga kryeministri Dorin Recean. Në një postim në Facebook, Balla thotë se biseduan dhe janë gati për të mbyllur katër marrëveshje mes dy vendeve.
“Chişinău📍Pritja nga Kryeministri Dorin Recean në Selinë e Qeverisë së Republikës së Moldavisë. Do të përmbyllim së shpejti marrëveshjet në fushën e sigurimeve shoqërore, të njohjes së lejeve të drejtimit, të notave dhe diplomave, ndërsa mirëpresim rritjen vit pas viti të turistëve moldavë në Shqipëri” shkruan Balla.









