Mbrëmjen e djeshme u pre në mes jeta e një 28-vjeçari në aksin “Gosë-Vilë Bashtovë” në Kavajë si pasojë e një aksidenti. Viktima është Bajazit Thaçi. Ai ishte anëtari i Këshillit Bashkiak Rrogozhinë. Ky institucion në një postim në Facebook i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit.
“Me shumë keqardhje dhe trishtim, njoftojmë se anëtari i Këshillit Bashkiak në Rrogozhinë, Bajazit Thaçi, është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur.
Kjo humbje e papritur ka lënë një boshllëk të thellë në komunitetin tonë dhe ka shkaktuar dhimbje për familjen e tij dhe miqtë. Ai ishte një kontribues i shquar në shërbimin e publikut dhe kishte përkushtim të palëkundur ndaj përparimit të bashkisë dhe komunitetit të saj.
Jemi solidar me familjen dhe miqtë e tij në këtë moment të vështirë dhe shprehim ngushëllimet më të thella. Kujtimi i tij do të jetë një frymëzim për ne të gjithë, dhe do të mbetet gjallë në kujtesën tonë përgjithmonë” mbyllet postimi.