Dy persona janë arrestuar në Tiranë dhe Berat në kuadër të operacionit “Tempulli” për shitje droge. Në Berat u arrestua në flagrancë me një sasi heroinë që e kishte ndarë në doza, me qëllim shitjen në lagje të ndryshme të qytetit, 45-vjeçari Bledar Pupulake.
Sekuestrohen dozat e lëndës narkotike, një shumë parash të përfituara nga shitja e tyre dhe një celular. Gjithashtu në Tiranë u arrestua një tjetër person në kuadër të këtij operacioni, V. K. 27 vjeç, në rrugën “Myslym Shyri”.