-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“PPP dhe korrupsion”! Meta: Ky është kulmi, mbi 7 miliardë Euro për 22 minuta

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se buxheti i vitit 2024 që komisioni i Ekonomisë miratoi dje për 22 minuta do të jetë klientelist, aspak me qendër qytetarin dhe shtresat në nevojë. Skandaloz e cilësoi financimin e bujqësisë, por edhe shumë sektorë të tjerë të mbrojtjes sociale.

“Dje komisioni i Ekonomisë miratoi online në një kohë rekord, 22 minuta, paketën e re fiskale dhe buxhetin e ri mbi 7 miliardë Euro. Ky është kulmi i papërgjegjshmërisë. Paketa e re fiskale do të ketë vetëm efekte negative sepse rrit barrën fiskale dhe do të vendosë takimin mbi profesionet e lira.

I gjithë buxheti është një buxhet klientelist, që ka si interes kryesor korrupsionin qeveritar. Treguesi më pozitiv i buxhetit është rritja e angazhimit përsa i takon koncesioneve. Në të gjitha elementët e tjerë shohim përpjekje për të fshehur korrupsionin e qeverisë.

Të ardhurat planifikohen me ulje në raport me PBB. Kjo është degjenerim i administratës tatimore dhe doganore. Buxheti nuk bën asgjë për rritjen e pensioneve” tha ai.

Një koment e kishte edhe për zhvlerësimin e monedhës europiane dhe të tjerave. “Euro ka rënë me 11% krahasuar me një vit më parë. Mirë atëherë në verë kishte fluks nga turizmi, po tani cila është arsyeja? Vetëm interesi i qeverisë për pastrimin e parave të pista” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit