-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta akuzon SPAK për mashtrim: Kurrë nuk kam përdorur kartë bankare

Kryesoret

Ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim, ka reaguar së fundmi nga qelia duke akuzuar Prokurorinë e Posaçme (SPAK) sipas tij, për manipulim të informacionit në një letër-porosi të dërguar autoriteteve amerikane në mars 2025.

Ai pretendon se SPAK ka paraqitur si të faktuar përdorimin e kartave bankare amerikane nga ana e tij, gjë që Meta e mohon kategorikisht dhe e cilëson si të pavërtetë dhe të qëllimshme.

Në deklaratën e tij, Meta thotë se nuk ka përdorur kurrë karta bankare as të huaja dhe as shqiptare, dhe se nuk ka pasur dijeni për përdorimin e tyre nga persona të afërt me të.

Reagimi i Metës:
Të dashur qytetarë,
Çdo letërporosi e nisur nga Prokurorët e SPAK-ut në SHBA, ka patur vetëm një qëllim, manipulimin dhe keqpërdorimin e autoriteteve amerikane kundër Ilir Metës.
Asnjë letërporosi, nuk është nisur në respekt të kontratës ligjore GSIS-LSI, të regjistruar në SHBA dhe në Shqipëri.
Qëllimi ka qënë krijimi i mjegullës, por jo provimi i fajësisë së hamendësuar të Ilir Metës sepse prokurorët kanë qenë të bindur që në fillim, që gjithçka ka qenë mashtrim, siç rezultoi edhe me McKeon Group.
Shikoni si mashtrojnë hapur dhe qëllimisht prokurorët e SPAK-ut, me firmë dhe me vulë, Departamentin e Drejtësisë në SHBA, sikur gjoja e kanë të provuar se unë kam përdorur të paktën tre karta bankare amerikane.
Sikur t’u thoshin na ndihmoni se dyshojmë, që Ilir Meta mund të ketë përdorur karta bankare amerikane, po e pranojmë si logjikë, sepse dyshimi është gjithmonë i pranueshëm.
Por t’i mashtrosh me vetedije duke u thënë autoriteteve amerikane, sikur gjoja e kemi të provuar se Ilir Meta ka përdorur tre karta bankare amerikane është një mashtrim i qëllimtë i autoriteteve amerikane dhe një kompromentim i raporteve të bashkëpunimit transparent midis dy vendeve.
Duke e publikuar sot këtë letërporosi të datës 11 mars 2025, i siguroj të gjithë qytetarët shqiptarë dhe partnerët amerikanë dhe europianë se kurrë në jetën time, jo vetëm nuk kam përdorur një kartë bankare amerikane apo europiane, por as kartë bankare shqiptare.
Së dyti, kurrrë nuk kam patur dijeni që një bashkëpunëtori i imi, ish i afërm i imi, apo person i afërt me mua të ketë përdorur ndonjë kartë bankare të tillë.
Kurrë nuk kam qenë në asnjë vend ku mund të jenë përdorur këto karta bankare që pretendojnë prokurorët.
Në të ardhmen, do të shikoni çudira të tjera si këto, sepse ua kemi thenë që fillim se standardet e rrëmbimit, janë identike me vetë standardet e hetimit, me standardet e gjykimit dhe të paraburgimit tim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit