Prokuroria Elbasan ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar në Gjykatë kërkesën për gjykim të 4 të miturve të cilët dyshohet se kanë vrarë 15-vjeçarin, Fatjon Bici në Gramsh në 16 Maj të këtij viti.
I mituri, Bici u godit me thikë gjatë një konflikti me 4 persona të moshave 14 deri në 16 vjeç. Pasi doli nga mësimi, ai pa në një rrugicë kushëririn e tij 15-vjeçar Marko Bici që po konfliktohej me 4 bashkëmoshatarë dhe ndërhyri për ta mbrojtur.
Por goditjet me thikë i morën jetën adoleshentit, ndërsa kushëriri i tij mbeti i plagosur.