Një 22-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga nga policia italiane.
Sipas asaj që raportohet nga ”TRIESTEPRIMA” kapja e të riut duhej të ishte një operacion kontrolli pasi 22-vjeçari rezultonte me dokumentacion jo të rregullt në shtetin italian.
Por pas identifikimit dhe ndalimit të tij nga policia të riut i janë gjetur 30 mijë euro para të gatshme, të cilat shtuan dyshimin e autoriteteve se mund të vinin nga veprimtari kriminale.
“Standardi i jetesës së të riut ishte dukshëm më i lartë se puna që kryente” ka deklaruar selia e policisë së Triestes.
Kontrollet vijuan në banesën e tij në zonën e Triestes, ku dhe janë gjetur rreh 60 gramë kokainë dhe ekstazi, kartëmonedha njëqind dollarësh e shumë të tjera.
Në kuadër të kontrollit u sekuestruan edhe tre celularë. I riu u mbyll në burgun Coroneo.