Në ditën e tretë të Panairit të Librit në Pallatin e Kongreseve janë ndarë çmimet për veprat më të mira letrare. Në edicionin e 26-të të këtij panairi, çmimet për veprat më të mira letrare ndahen si më poshtë:
Shkrimtari më i mirë i vitit 2023
Mira Meksi me romanin “Parisi vret”
Përkthyesi më i mirë i vitit 2023
Ana Kove për romanin “Daullja prej llamarine” nga Gunter Grass
Vepra më e mirë studimore për vitin 2023
Thomas Frashëri për veprën me titull “Frashëri i shquar, i panjohur”
Libri më i mirë për fëmijë
Rudina Çupi për librin “Gjyshja me zemrën prej ketri”
Çmimi i Ambasadës së Francës në Tiranë
Diana Çuli për përkthimin e veprës “Të pandarat” të Simone de Beauvoir