Arjan Ballcaj 42-vjeç nga Kamza është arrestuar në Tiranë pasi tentoi që të mashtronte një biznesmen për t’i marrë 200 mijë Euro duke u prezantuar si zyrtar i lartë.
Ishte biznesmeni që njoftoi policinë për rastin, e cila u vendos në lëvizje duke e arrestuar në momentin që Bllacaj po priste që të merrte shumën e konsiderueshme.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një automjet dhe një celular. Punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Kjo nuk është hera e parë, por e disata vetëm brenda këtij viti që disa persona janë arrestuar për mashtrime me të njëjtën formulë.
Ky është mashtruesi që tentoi t’i marrë 200 mijë Euro biznesmenit në Tiranë