Foto ilustruese
Një 18-vjeçar është marrë peng për disa orë në Tiranë. Sipas policisë tre persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin ditën e djeshme në rrugën “Loni Ligori” në Unazë të Re i kanë vjedhur me dhunë varësen e floririt dhe celularin dhe e kanë marrë me forcë në automjetin e tyre duke i hequr lirinë për disa orë.
Tre autorët janë identifikuar, dy preh tyre janë arrestuar dhe i treti është në kërkim. “Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, u identifikuan dhe u vunë në pranga: Arnold Arapaj 30 vjeç, Agim Drishti 30 vjeç të dy banues në Tiranë.
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi R. A., 33 vjeç, banues në Tiranë” njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
FOTO/ Djali i gazetarit të njohur, kush është i riu që mori peng 18-vjeçarin në Tiranë?