Zbardhen detaje të reja nga tentativa e mashtrimit në Tiranë. Arjan Bllacaj nga Kamza u arrestua pasi tentoi që t’i marrë një biznesmeni 200 mijë euro duke u hequr si një zyrtar i lartë.
Paraprakisht, sipas Report Tv mësohet se 42-vjeçari ka telefonuar biznesmenin Adi Haxhiymeri, pronar fabrikës së miellit Prima, në emër të kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Skenaristi i mashtrimit të radhës dyshohet se është Florian Gjergji, i kërkuar më parë nga policia e Tiranës për të njëjtën vepër penale, pasi mashtroi disa biznesmenë (lexo ketu). Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 automjet dhe 1 celular.
Ky është mashtruesi që tentoi t’i marrë 200 mijë Euro biznesmenit në Tiranë