-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Miliona euro nga tregu i qirasë ditore, pse dhe kush po investon?

Kryesoret

Tregu i qirasë ditore gjeneroi 45,5 milionë euro të ardhura për janar-shtator 2023, vetëm nga pronat e listuara në platformën AirBnb. Numri i pronave për qira ditore në Booking dhe AirBnb në muajin shtator arriti në 24,902. Deri në korrik, sipas të dhënave të Tatimeve, ishin të regjistruara 3,318 struktura. Por, zgjerimi i vrullshëm i sektorit po rrit çmimet e qirasë afatgjatë dhe po “godet” edhe hotelerinë, ndërsa rrezikon të bëhet i paleverdishëm, pasi për shkak të ofertës së lartë, qiratë ditore po bien ndjeshëm. Tatimet kanë ndërmarrë nismën për formalizimin e qiradhënies ditore. Sa të ardhura pritet të arkëtohen.

Sipas të dhënave të administratës tatimore deri më 27 korrik janë 3,318 tatimpagues me status “Aktiv” që ushtrojnë aktivitet ekonomik të regjistruar për qira ditore. Administrata tatimore paralajmëroi se ndër masat konkrete që institucioni i tatimeve ka ndërmarrë është adresimi me shkresë zyrtare i platformave Booking.com dhe Airbnb, me qëllim formalizimin e këtij sektori.

Midis kompanisë ndërkombëtare Booking, që ofron këtë lloj shërbimi, dhe administratës tatimore, është vendosur bashkëpunimi për formalizimin e tregut dhe për taksat që duhet të paguhen për të ardhurat e gjeneruara nga qiratë afatshkurtër. Me kërkesë të autoriteteve shqiptare, platforma Booking, nëpërmjet një njoftimi, u ka kërkuar pronarëve të apartamenteve se nëse nuk deklarojnë NIPT-in, nga 1 Nëntori do të paguajnë 20% TVSH për komisionet që mban Booking.

P.sh. nëse qiraja ditore e një shtëpie është 100 euro, Booking merr zakonisht 12-18% komision, ose 12-18 euro. Tashmë Booking do t’u mbajë pronarëve të apartamenteve TVSH-në mbi komisionin që ajo merr, pra 20% të 12-18 eurove, ose 2.4-3.6 euro shtesë. Këtë shumë Booking do t’ua paguajë më pas autoriteteve fiskale shqiptare./ Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit