Në kuadër të Ditës Botërore për të drejtat e Fëmijëve Ministria e Brendshme ka nënshkruar paktin për dhunën seksuale ndaj fëmijëve. Ky pakt pritet të jetë në mbrojtje të fëmijëve të ekspozuar ndaj dhunës seksuale me burim interneti.
Pakti nënkupton një koordinim dhe një bashkëveprim të të gjithë aktorëve në gjithë territorin e vendit për mbrojtjen e fëmijëve, pikë së pari, nga dhuna seksuale.
Ky pakt mendohet të sjellë fuqizimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet përdorimit të teknologjive të reja.
Gjithashtu po mendohet mundësia që Paketa e Sigurisë të përfshihet edhe në shkolla për garantimin e internetit të sigurtë.