Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit arrestoi mbrëmjen e sotme 11 persona mes tyre, ish-zyrtarin e lartë të policisë, Erzen Breçani me djalin Eralbi Breçani dhe shefin e komisariatit nr. 6 në Tiranë, Dedan Gjoni.
Breçani dhe i biri paraprakisht dyshohet se akuzohen për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash. Mbi 11 të dyshuarit rëndojnë akuza për pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit.