Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s gjatë konferencës së sotme ka pohuar se trupat e KFOR-it do të vazhdojnë të jenë të angazhuar për kryerjen e detyrave të tyre.
Gjithashtu ai foli për sulmin në Banjskë ku tha se “Në shtator, incidentet e dhunshme në veri të Kosovës na kujtuan rrezikun e një konflikti më të madh që mund të shpërthejë në Ballkanin Perëndimor.”
Shefi i NATO-s theksoi se vendosja e forcave të Policisë së Kosovës në veri duhet të bëhet vetëm pas konfirmimit nga NATO, për të garantuar paqen dhe sigurinë e rajonit.
Shefi i NATO: Dërgimi i FSK-së në veri jo pa konsultim me KFOR-in
Ai sqaroi se NATO e mbështet dialogun e lehtësuar nga BE mes Prishtinës dhe Beogradit, dhe të dyja palët duhet të angazhohen në mirëbesim qëndrueshme në rajon.
Stoltenberg tha se është kënaqësi që të jetë sërish në Prishtinë dhe të takohet me presidenten Osmani duke e falenderuar për mikpritjen.
Osmani shprehu gatishmërinë e Kosovës për të ruajtur stabilitetin në rajon, duke theksuar marrëveshjet bilaterale dhe kontributin e Kosovës në misionet ndërkombëtare të paqes.