Mesfushori Nedim Bajrami u shpreh pas barazimit pa gola sonte se modestët e Ishujve Faroe u mbrojtën mirë nga minuta e parë.
“Kemi vuajtur pak, nuk kishim shumë hapësirë. Ata u mbrojtën shumë mirë. Rëndësi ka që u kualifikuam. Vendi i parë. Duhet të ishim pak më qetë me topin. Duhet me punuar, të shikojmë përpara” tha ai.
Ylli kuqezi, Jasir Asani tha se nuk më ekipe të vogla. “Tani cdo kombëtare luan shumë fort dhe mbrohen nga minuta e parë. Bëmë një ndeshje shumë të mirë.
Jemi të lumtur që jemi në vendin e parë. Ishin ndeshje fizike e sotme. Ekipi kundërshtar ishte nga minuta e parë në sulm. Fati ndonjëherë nuk është…”.
Mesfushori i Interit, Asllani tha se “ishte e vështirë ta fusnim topin brenda sonte. Gabuam shumë topa, por morëm vendin e parë”.
Le të fillojë festa! Yjet në fushë, stadiumi “ngrihet në këmbë”









