Ish-zv/drejtori i policisë së Tiranës Erzen Breçani u arrestua mbrëmjen e djeshme së bashku me shefin e krimeve te komisariati nr. 6, por edhe efektivë të tjerë policie.
Sipas burimeve mediatike Breçani u arrestua në momentin që po futej në stadium për të parë ndeshjen mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe.
Breçani ka qenë pranë stadiumit ‘Air Albania’ bashkë me Dedan Gjonin, shef i Krimeve te komisariati Nr. 6 në Tiranë.
Ata kishin prerë biletat për të parë ndeshjen e kombëtares me Ishujt Faroe, përballja e fundit për kualifikueset e Europianit. Breçani, Gjoni dhe të tjerët akuzohen pas mesazheve që janë zbuluar në aplikacionin “SKY ECC”.
I ‘hapi’ doganën vrasësit! Kush është i forti i Kukësit në një “tavë” me Breçanin dhe shefin?