Shpërthim me eksploziv në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:50 në rrugën “Dritan Hoxha” në Laprakë, sipas policisë në rrugë, ku dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë janë dëmtuar xhamat e një biznesi përreth.
Pronari i lokalit ka deklaruar se s’ka pasur konflikte. Ai është shprehur se nuk e di kush mund ta ketë vendosur eksplozivin.
Pronari i biznesit nuk ka precedent të mëparshëm penal dhe nuk njihet si person problematik. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të parë se kush e ka hedhur lëndën plasëse.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.