-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Njëri për drogë, tjetri i këputi këmbën vajzës, kush janë djemtë problematikë të Erzen Breçanit?

Kryesoret

Pas një hetimi të gjerë të SPAK, Eralbi Breçani, djali i ish-zv/ drejtorit të Policisë, Erzen Breçani është në kërkim nga Policia, pasi akuzohet për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash. Vetë Erzen Breçani u arrestua dje, teksa po futej në stadiumin Air Albania për të ndjekur ndeshjen e Kombëtares.

Por në fakt, emri i Erzen Breçanit nuk është lakuar gjithmonë për mirë. Para disa viteve djali tjetër i tij u përfshi në një ngjarje të rëndë, por çuditërisht u mbyll dhe u harrua pa asnjë të dënuar. Më 10 qershor 2021, djali i vogël i Erzen Breçanit, shkaktoi një aksident fatal. Ai përplasi 24-vjeçaren Xhesina Gega me një makinë  “Mercedez Benz”, lloji AMG, me targa “AA 888 XX” në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë dhe u largua me shpejtësi. Vajza përfundoi në spitalin e Traumës ku humbi edhe njërën këmbë.

Përplasja ka qenë e fortë dhe identifikimi i 23-vjeçares u bë me shumë vështirësi për shkak të plagëve të marra. Jehon Breçani humbi kontrollin e makinës dhe u përplas fillimisht me murin,  më pas me një pemë dhe më pas ka goditur 23-vjeçaren që ndodhej në trotuar.

Por çfarë ndodhi më pas? Policia e arrestoi të riun, ai doli në gjykatë, qëndroi 2 javë në arrest me burg dhe më pas, Gjykata e Tiranës, edhe pse Prokuroria kërkonte arrest me burg dhe jo “arrest shtëpie”, ai ia doli të dalë pa lagur nga kjo histori.

“Rezulton se nga faktet e mbledhura, dëmtimet e shkaktuara ndaj viktimës që në momentin e parë të ngjarjes kanë qenë tepër të rënda, çka ka bërë të detyrueshëm dërgimin e saj në Spitalin e Traumës, ndërkohë që, është konstatuar po ashtu se si pasojë e përplasjes së fortë, e reja e aksidentuar ka humbur njërën nga gjymtyrët e poshtme, duke i shkaktuar gjymtin të përhershëm në masën 1/3-n e aftësisë së përgjithshme.

Referuar rrethanave të ngjarjes, drejtuesi i mjetit nuk ka qenë duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor. Kjo vepër penale për të cilën akuzohet 19-vjeçari konsiderohet e një rrezikshmërie të lartë, dhe dispozitat përkatëse ligjore përcaktojnë burgimin nga 1 deri në 5 vjet”, arsyetonte Prokuroria në kërkesën drejtuar gjykatës. Por kërkesa u rrëzua dhe Jehon Breçani rifitoi lirinë.

A pati një tentativë për ta favorizuar djalin e ish-drejtorit të Policisë? Këtë nuk mund ta themi me siguri, por e dyshimtë është nëse gjykata do të ishte treguar po kaq bujare nëse në kafaz do të ishte një njeri pa ndikim./ VoxNews.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit