Një servis në lagjen nr.16 në Durrës është përfshirë nga flakët.
Një shkëndijë e shkaktuar nga saldimi mendohet të ketë përhapur zjarrin. Sipas raportimeve një punëtor është lënduar por pa rrezik për jetën.
Policia ka mbërritur në vendngjajre dhe po kryen hetimet për veprime të mëtejshme. Pritet të zbardhen rrethana të reja në lidhje me ngjarjen.