Real Madrid është duke parë për pasuesin e Ancelottit, i cili duket gjithnjë e me afër Kombëtares braziliane, dhe në shënjestrën e madrilenëve ka përfunduar Roberto De Zerbi.
Këtë lajm e sjellin në fakt pikërisht mediat katalanase, një detaj i cili zgjon dhe më shumë interesin.
Trajneri i Brighton sipas asaj që raportohet ka pasur kontaktet e para me drejtuesit e klubit madrilen madje duke nisur dhe një tratativë për verën e vitit të ardhshëm.
Florentino Perez kërkon që De Zerbi të jetë gati për të bërë hapin e madh në karrierë dhe gjithnjë sipas mediave spanjolle, vlerëson mbi të gjitha faktin se trajneri ka kurajon të stërvisë kryesisht talentet e reja, faktor i cili nuk mungon aspak tek Real Madrid.