-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tonelata me kokainë dhe policë të korruptuar, kush qëndron pas goditjes së SPAK-ut?

Kryesoret

Një grup i krimit të organizuar, i dyshuar për trafikimin e tonelatave të kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës si dhe aktivitet kriminal në Shqipëri u godit mbrëmjen e së hënës nga Prokuroria e Posaçme, në një operacion të kryer në bashkëpunim me Europol, Eurojust dhe agjenci të tjera të huaja ligjzbatuese.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu përfshirjen e zyrtarëve të policisë në aktivitetin e grupeve kriminale në cënim të funksionimit të shtetit ligjor dhe sundimit të ligjit.

Sipas njoftimit për shtyp të shpërndarë nga SPAK, gjykata ka vendosur 11 masa sigurimi për anëtarët e grupit kriminal dhe zyrtarët e policisë, por vetëm katër prej tyre janë ekzekutuar nga Policia e Shtetit. Dhjetë prej masave të sigurisë janë “arrest me burg” për vepra penale të trafikimit të narkotikëve, grupit të struktuar kriminal dhe sigurimit të kushteve për të kryer vrasje.

SPAK deklaroi se ka mundur të dokumentojë katër episode të trafikimit të trafikimit të lëndëve narkotike në sasi të mëdha gjatë vitit 2021; të cilat kanë të bëjnë me sekuestrimin e 446 kilogramëve kokainë në Holandë, 69 kg kokainë në Brazil, 166 kg marijuanë në Gjermani si dhe të një sasie prej 250 kilogramë kokainë të nisur nga Brazili për në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani.

Gjithashtu, janë zbardhur dy episode të tentativave të vrasjes për dy shtetas të Republikës së Shqipërisë.

“Po vazhdohet me dokumentimin e episodeve të tjera të trafikimit të lëndëve narkotike nga Brazili, Kolumbia, Ekuadori dhe vende të tjera të Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian,” thuhet në njoftim.

SPAK deklaroi gjithashtu se produktet e kësaj veprimtarie kriminale pastroheshin në Shqipëri dhe se ka dokumentuar disa pasuri, për të cilat ka kërkuar sekuestrimin.

Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës është ushtruar kontroll në banesa dhe ambiente të tjera, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma monetare, automjete, telefona, armë zjarri të ndryshme.

Kjo është goditja e dytë e madhe e SPAK ndaj krimit të organizuar, pas operacionit “Metamorfoza” në korrik të këtij viti, ku u arrestua biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe drejtues të policisë dhe prokurorisë.

Të dyja operacionet janë mundësuar nga informacionet e ardhura në Shqipëri nga drejtësia franceze dhe të koordinuara nga Europol dhe Eurojust. BIRN

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit